5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Britania e Madhe e shpall zyrtarisht grupin Wagner si organizatë terroriste

Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, pasi një urdhër u dha në parlament dhe u mbështet më 6 shtator nga ligjvënësit britanikë.

Urdhri në fjalë e bën të paligjshme të jesh anëtar ose ta mbështesësh atë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Ky urdhër hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe do ta bëjë një vepër penale përkatësinë në Grupin Wagner ose mbështetjen aktive të grupit në Mbretërinë e Bashkuar, me një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burgim”, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten në një njoftim për shtyp.

Bosi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe komandanti në terren i grupit, Dmitriy Utkin, vdiqën muajin e kaluar në atë që zyrtarët perëndimorë besojnë se ishte një aksident i qëllimshëm avioni, dy muaj pasi Prigozhin organizoi një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit, kërcënim ky më i madhi për presidentin rus Vladimir Putin në më shumë se dy dekada pushtet.

Shumica e ekspertëve të sigurisë dyshojnë se Wagner do të mbijetojë në formën e tij aktuale pa Prigozhin, por kjo nuk e ka penguar Mbretërinë e Bashkuar të vendosë kundër grupit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img