2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Britania do të përgjysmojë çmimin e energjisë dhe gazit për bizneset

Kryeministrja britanike, Liz Truss njoftoi se qeveria do të shpallë një skemë të re për të mbështetur bizneset me faturat e tyre të energjisë, për t’i ndihmuar “të kalojnë dimrin”.

Sipas kësaj skeme, Britania do të ulë koston e shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset në më pak se gjysmën e normës së tregut nga muaji i ardhshëm, një plan ky i ngjashëm dhe për konsumatorët, duke ndihmuar në këtë mënyrë, në lehtësimin e presionit të kostove të larta të energjisë.

Truss tha se çmimi i shitjes me shumicë për energjinë elektrike do të kufizohet në rreth 211 paund për megavat-orë dhe për gazin në 75 paund për MWh.

Furnizuesit do të kompensohen për uljen e çmimeve të njësisë së gazit dhe energjisë elektrike.

Skema do të zbatohet nga 1 tetori deri më 31 mars 2023, për të gjithë përdoruesit e energjisë jo-shtëpiake, duke përfshirë organizatat bamirëse dhe sektorin publik si shkollat ​​dhe spitalet, si dhe bizneset.

Truss tha se skema do të rishikohet pas gjashtë muajsh./A2CNN

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img