Site icon PrishtinaPress

Britania do të dërgojë 600 raketa Brimstone në Ukrainë

Britania e Madhe planifikon të dërgojë 600 raketa Brimstone në Ukrainë, tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Ky i fundit u takua me ministra të tjerë të mbrojtjes në bazën ushtarake Tapi në Estoni.

Ai prezantoi detajet e paketës së paralajmëruar tashmë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshirë tanket Challenger, dhe sqaroi se çfarë lloj raketash do të dërgonte, raporton  skynews.

“Mund të them se do të dërgojmë edhe 600 raketa Brimstone në front, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën të dominojë”, tha ai.

Wallace tha se uniteti perëndimor përballë pushtimit të presidentit rus, Vladimir Putin mbetet i fortë dhe se aleatët janë të vendosur të ndihmojnë “për afatgjatë”.

“Nëse presidenti Putin po mbështet në faktin se ne do të mërzitemi këtë vit, ai gabon. Ne do të bëjmë plane për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe për vitin pas tij dhe më tej”, tha ai.

Ndryshe, Ukraina po vazhdon të kërkojë tanke perëndimore për të arritur deri tek fitorja kundër rusëve.

Exit mobile version