1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Britania do të bëhet vendi i parë që do të dërgojë armë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik, Rishi Sunak u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të “dyfishojnë mbështetjen ushtarake” për Ukrainën.

Ai thotë se në vitin 2023, Britania e Madhe do të barazojë ose do ta tejkalojë shifrën prej 2.6 miliardë eurove që investoi vitin e kaluar në Ukrainë.

I pyetur nëse Britania e Madhe do të sigurojë armë me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin Krimenë, Sunak thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet, raporton skynews.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë që do t’i sigurojë forcave ukrainase armë me rreze më të gjatë veprimi, thotë ai.

“Të kemi një kundërofensivë që e largon Rusinë jashtë vendit [të Ukrainës]: Unë mendoj se kjo është plotësisht e arsyeshme dhe ne duhet të qëndrojmë pas Ukrainës në atë ambicie dhe duam që kjo ambicie të ketë sukses”, pohoi i pari i qeverisë britanike.

Ndryshe, aleatët perëndimor deri më tani kanë hezituar ta furnizojnë me këto armë ushtrinë ukrainase pasi që ka mundësi që lufta të përshkallëzohet edhe jashtë shtetit të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img