Reshjet e vazhdueshme të borës kanë vështirësuar rrugët drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë.
Pas disa raportimeve të gjendjes së rënduar të rrugëve, ministria e infrastrukturës ka reaguar shpejtë dhe saktë duke i bërë të kalueshme për turistët.
Edhe ministri Hysen Durmishi ka dalur në teren duke parë nga afër punimet.
“Pas një pune të pandërprerë dhe të palodhshme, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë. Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit. Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, ka thënë Durmishi në një postim në facebook.
Njëkohësisht edhe Policia e Kosovës, ka ndërhyrë dhe ka reaguar shpejtë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve./Indeksonline/