Mëngjesi i sotëm zbardhi disa pjesë të vendit në lartësi më të larta mbidetare.
Brezovica, ndër vendet më të vizituara gjatë dimrit, tashmë është mbuluar nga bora. Po ashtu, borë ra edhe në Brod të Dragashit.
Edhe “Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të borës.