Site icon PrishtinaPress

Breshëri plumbash në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30.

Në videon e siguruar nga Top Channel, një nga dëshmitarët nga vendi i ngjarjes dëgjohet duke thënë: “O sa gjynah. E dëgjova zhurmën që nga rrethi tjetër. Ja kështu vriten njerëzit sot”.

Ndërsa një tjetër u shpreh “Mirë që nuk na erdhi ndonjë plumb”.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve,  “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre. /tch/

Për të parë videon kliko KËTU

Exit mobile version