0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Buy now

spot_img

Brenda një ore, vidhen dy vetura nga oborret e shtëpive në dy fshatra të Lipjanit

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre.

Dy raste të tilla kanë ndodhur sot brenda një ore, në dy fshatra në Lipjan.

Njëri nga këto raste u denoncua të ketë ndodhur në fshatin Gllavicë të Lipjanit, ku siç raportoi sot Sinjali, një 52-vjeçarit ia kanë vjedhur veturën nga oborri i shtëpisë.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Marec, ku një banor ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi hajnat ia vodhën automjetin ‘BMW’ nga oborri i shtëpisë së tij.

Pas denoncimit të të dyja rasteve, njësitet përkatëse kanë dalë në dy lokacionet në Gllavicë e Marec.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohen rastet veç e veç si “Vjedhje e rëndë,” teksa veprimet tjera do të ndërmerren posa të identifikohen të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img