Këngëtarja e njohur e estradës, Fjolla Morina, ditën e djeshme (e premte) ka festuar ditëlindjen.
E lindur më 15 prill të vitit 1986, artistja ka mbushur plot 36 vite.
Ajo me këtë rast mori urime e dedikime të ndryshme në rrjete sociale, ndërkohë që nuk mungoi as një organizim me miqtë e të afërmit.
E njëjta ka bërë një kremte dhe në bazë të fotografive duket se është argëtuar në masë të madhe.
Në fotografi, shfaqet edhe një tortë e bardhë e përzier me ngjyrë rozë, gjersa Morina mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen në fustanin gri shkëlqyes.
Fjolla në anën tjetër ka pushtuar mediat rozë prej vitesh dhe së fundmi ka qenë e përfshirë në disa ngjarje.
Sido që të jetë, ajo njihet për këngët: “Nace Nace”, “Si ta pranoj”, “Lule”, “Trileqe”, “Queen”, “Fustani” etj.