Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.
Pas bastisjes Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut, ka komentuar para mediave bastisjen nga EULEX-i ditën e sotme.
Fazliu ka thënë se bastisja nisi në orën 07:00, dhe bëri të ditur se atij ia kanë marrë telefonin.
Ai ka bërë të ditur se banesa e tyre ka qenë bazë e UÇK-së deri në përfundimin e luftës. Sipas tij, ai nuk beson që bastisja të ketë ndërlidhje me rastin e krerëve të UÇK-së.
Ndërkohë, Ekonomia Online ka publikuar fotot e banesës së tyre, pas përfundimit të bastisjes.



