Site icon PrishtinaPress

Brenda 24 orëve, shtatë raste të dhunës në familje

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Tri nga to janë në Prishtinë, njëri në Lipjan, tjetri në Prizren.

Dy rastet tjera janë në Gjilan, dhe Partesh, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Përveç atyre në rastin e Lipjanit dhe Parteshit, të gjithë të dyshuarit të rasteve tjera janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version