Dy gra janë gjetur të vdekura dje në Mitrovicë, brenda 10 minutash. Detaje për këto raste ka dhënë Policia e Kosovës.
Njëri rast është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19.
Trupat janë dëguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Prishtinapress/