Site icon PrishtinaPress

“Breaking news”, Edi Rama rrit rrogat për punonjësit e kryeministrisë

Kreu i qeverisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me punonjësit e kryeministrisë të cilëve u ka dhënë një lajm që e quan “breaking news”. Rama ka ndarë me ta lajmin e rritjes së rrogave.

Rama shtoi se punonjësit e këtij institucioni e kishin merituar prej kohësh rritjene rrogave.

“ E keni merituar prej shumë kohësh, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. Ju e dini shumë mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë. Tani është koha të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse.“

Sipas Ramës rritja e pagave do të bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti.

“Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoe, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking news për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap”./PrishtinaPress/

Exit mobile version