Kombëtarja e Brazilit është pesimiste për rikthimin e Neymarit në ndeshjen e eliminimit direkt në Kupën e Botës.
Brazili siguroi me kohë kualifikimin në Kupën e Botës nga Grupi G, duke shënuar dy fitore, kur ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve.
Neymar, ylli i kombëtares braziliane u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë (2:0).
Mediumi brazilian “TNTSportsBR” raporton se te Brazili janë pesimist për rikthimin e Neymarit nga lëndimi në 1/16-tën e Kupës së Botës.
Sulmuesi i PSG-së është futbollisti kryesor i Brazilit në këtë Botëror./Prishtinapress/