Site icon PrishtinaPress

Brazili nuk e ka ndërmend ta njoh Kosovën!

Ambasadorja e Brazilit në Serbi, Izabela Kristina de Azevedo Hevvert ka përsëritur sot qëndrimin e shtetit të saj karshi Kosovës.

Ajo në një intervistë për N1.info ka thënë se Brazili vazhdon t’i qëndrojë vendimin të vet për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës dhe as nuk ka ndërmend ta njohë atë në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

“Pavarësisht nga ndryshimet e vogla në pozicionet e vendeve të tjera, ne mbetemi në këtë pozicion për mos e njohur Kosovën dhe nuk ka mundësi që qëndrimi ynë të ndryshojë”, ka thënë ajo, duke shtuar se me Serbinë kanë marrëdhënie të fortë diplomatike të bazuar në besim dhe respekt qysh nga viti 1939.

Exit mobile version