Zvicra barazoi kundër Kosta Rikës me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit.
Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e shqiptarit, Blerim Xhemaili në minutën e 31-të të ndeshjes.
Waston barazoi rezultatin në minutën e 56-të të takimit me një gol me kokë.
Drmic riktheu rezultatin në minutën e 88-të ndërsa për herë të dytë barazoi Ruiz nga penalltia në minutat shtesë.