Site icon PrishtinaPress

“Bravo nipi”, Besnik Bislimi ndihet krenar me punën e nipit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur krenar me një projekt të një nipi të tij, që është shpërndarë nga “Cisco Networking Academy“, që ka mbi 1 milion ndjekës.

Bislimi, në profilin e tij ka shpërndarë një postim ku ka treguar se ndihet krenar me nipin e tij tjetër, Bardh Bislimi.

“Bravo Nipi”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë Bislimi postimit që ka shpërndarë.

Gazeta Insajderi muaj më parë pati publikuar hulumtimin që tregon lidhjen e Besnik Bislimit me nipin e tij tjetër, Gëzim Tosuni, e ku ky i fundit u shpërbly edhe me një pozitë të rendësishme nga Qeveria Kurti.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili do ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu kishte thënë se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, kishte thënë Haxhiu.

Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme./Insajderi.org

Exit mobile version