Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pasi ish-skuadra e tij, Ballkani mposhti Bate Borisovin në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore bindëse në “Fadil Vokrri”, me rezultat 4-1, shkruanIndeksOnline.
Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.
Munishi ka reaguar shkurtimish në profilin e tij në Facebook, duke shkruar “Bravo” i shoqëruar me disa duartrokitje.