Një grua është arrestuar pasi e njëjta ka kryer veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me rastin e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Lipjan 01.09.2022 – 15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Prishtinapress/