1.3 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Buy now

spot_img

Braktiset Muçibaba

Fshati Muçibabë, dikur me më shumë se 100 shtëpi, sot numëron vetëm nëntë. Banorët kanë braktisur këtë vend të harruar nga autoritetet komunale, raporton televizioni publik.

Kushtet ekstreme në këtë fshat malor në skaj të Kosovës kanë detyruar banorët e këtij fshati që ka rreth 120 shtëpi, që të braktisin atë tash e disa vite me radhë.

Banorët e mbetur thonë se fshati është i harruar nga autoritetet e vendit, ndërsa disa banorë të saj aty kthehen vetëm gjatë muajve të verës – si vizitorë.

Fshati Muçibabë tash ka vetëm nëntë familje, të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit. Nuk ka arsim, nuk ka shëndetësi, nuk ka infrastrukturë.

Familjet e mbetura thonë se edhe ata pritet që të shpërngulen shumë shpejt, dhe fshati do të mbetet i boshatisur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img