Ish- gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini, Lahi Brahimaj brenda pak ditësh pritet të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.
Vlen të përmendim faktin se Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës.
Në një prononcim për Indeksonline, Brahimaj ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga Specialja derisa ka thënë se është e çuditshme se çfarë po ndodh me atë institucion.
“E çuditshme se çka po ndodh në Gjykatën Speciale. Lahi Ibrahimaj dy herë nga Tribunali i Hagës, ftohet prapë për intervistë. I ftuari më i ri, ishte në gjykim dy herë dhe i njëjti u shpall i pafajshëm. Ligjet e Gjykates Speciale e thojnë ndryshe, drejtësi se jo mahi”, ka thënë mes tjerash Brahimaj në një bisedë për Indeksonline.