Brad Pitt ishte përfshirë në një aksident rrugor së bashku me tri vetura të tjera, të hënën.
Aktori 54-vjeçar për pak rrezikoi jetën teksa udhëtonte me veturën e tij në Los Anxhelos, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ish burri i Angelina Joliet ishte po ashtu një shofer i kujdesshëm pasi sigurohej të merrte fotografi për të gjitha dëmet.
Brad bisedonte me dy burrat e tjerë të përfshirë në aksident ku shkëmbyen disa informacione.
Dy burrat e tjerë të përfshirë në aksident dukeshin të befasishëm gjatë takimit me Pitt, ndërsa secili prej tyre buzëqeshi teksa shtrëngonin duart me të.
Nuk ishte një aksident i keq, pasi të tre makinat ishin në gjendje të largoheshin.