2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BQK tregon se çka ka bërë në luftën kundër parave të falsifikuara

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë prezantimin vjetor, ndër të tjera duke treguar edhe aktivitetet në luftën kundër parave të falsifikuara.

Sipas tyre, në këtë luftë ata kanë bërë koordinim ndër institucional me organet pëgjegjëse, siç thuhet, për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e futjes në qarkullim të parave të falsifikuara.

Guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili, në lidhje me këtë çështje ka thënë se ky fenomen  nuk është vetëm në Kosovë dhe siç është shprehur ai, brenda mandatit të tyre do të përpiqen ta luftojnë.

“Nuk ka shifër, nuk mund të ketë sepse ajo qarkullon ilegalisht. Institucionet e zbatimit të ligjit kanë bashkëpunim me ne për identifikim të burimeve. Kosova nuk është anëtare e Interpol-it dhe Europol-it dhe nurmi nuk mund të dihet. Problemi është te detektimi dhe përmes këtyre formave po përpiqemi ta tërheqim nga tregu. Ky fenomen  nuk është vetëm në Kosovë dhe brenda mandatit tonë do të përpiqemi ta luftojmë”, është shprehur ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img