Site icon PrishtinaPress

BQK rishpall konkursin për guvernator

Pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës dhe kthimit në pikën zero të këtij procesi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shpallur të martën sërish  konkurs për Guvernator të BQK-së..

Konkursi  do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

Në konkursin e  BQK-së thuhet se emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar,  duke filluar nga data e emërimit.

“Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në publikimin e BQK-së.

Exit mobile version