Site icon PrishtinaPress

BQK nuk ka marrë vendim për të hequr dinarin serb nga qarkullimi në Kosovë

Pretendimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Qeveria e Kosovës, do të ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe (dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë nuk qëndron.

Kjo pasi që në vend nuk ka asnjë vendim që ndalon qarkullimin e valutave të huaja. Burime të Indeksonline-it nga BQK-ja kanë thënë se nuk ka vendim për ndalimin e qarkullimit e dinarit serb.

“Nuk ka asnjë vendim për t’u hequr valuta dinari nga qarkullimi. Janë shtuar kontrollet e qarkullimit të parave, sepse nuk mund të lejojmë të transportohen para pa u evidentuar. Nuk mundet asnjë person apo shtet të fusë para në një shtet tjetër pa u evidentuar.

Tashmë institucionet përgjegjëse janë, duke dashur për të futur nën kontroll qarkullimin e parave që importohen nga Serbia. Kjo punë është duke u bërë në bashkëpunim me njësitet e Policisë së Kosovës dhe Doganat”, tha ky burim, duke shtuar se BQK-ja ka kërkuar nga institucionet financiare, që operojnë në zonat e banuara me serbë, që të deklarohet çdo para që hyn, në Kosovë.

“Institucionet financiare të licencuara nga BQK-ja që operojnë edhe në zonat e banuara me serbë duhet të deklarojnë për autenticitetin e parave”, ka thënë ky burim.

Ndryshe nga BQK-ja nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.

Por referuar rregullores së fundit që e ka miratuar BQK-ja për operacionet me para të thata që pritet të hyjë në fuqi, më 1 shkurt të këtij viti institucionet financiare, duhet të sigurojnë se të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat euro dhe valutat e tjera që pranojnë gjatë veprimtarisë së tyre, t’i kontrollojnë për vërtetësi dhe përshtatshmëri sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje para se t’i riqarkullojnë, depozitojnë në BQK apo dërgojnë jashtë vendit.

2. Institucionet financiare, duhet të sigurojnë se të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat euro dhe valutat e tjera që pranojnë gjatë veprimtarisë së tyre, t’i kontrollojnë për vërtetësi me anë të makinerive për procesimin dhe trajtimin e kartëmonedhave dhe monedhave ose në mënyrë manuale me pajisje për identifikimin e autenticitetit nga anëtarë të trajnuar të personelit të tyre, me pajisje për identifikimin e autenticitetit, thuhet midis tjerash në këtë rregullore.

Exit mobile version