0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

BQK: Banka Komerciale serbe në Mitrovicë pushon vullnetarisht veprimtarinë

“Komercijalna Banka AD Beograd” – Dega në Mitrovicë, ka përfunduar vullnetarisht veprimtarinë bankare të shërbimit me klientë, ka njoftuar BQK-ja.

Në njoftim thuhet se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.

“Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024”, u tha në këtë njoftim.

Sipas BQK-së, “Komercijalna Banka AD Beograd” – Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga ky institucion për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë nën-degë në territorin e Kosovës.

Pas kalimit të afatit të paraparë për operime bankare më qytetarë, me fundin e ditës së datës 31 janar 2024, janë përmbyllur të gjitha depozitat bankare ndaj qytetarëve, ndaj BQK-ja ka konstatuar pushimin e aktivitetit të kësaj dege bankare në Kosovë.

BQK-ja thotë se procedurat tjera të arkivimit të dokumentacionit dhe aspekteve të ndërlidhura, realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

BQK-ja me këtë rast ka falënderuar grupin bankar NLB për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në lehtësimin e procedurave për këtë përmbyllje të dakorduar dhe vullnetare të aktivitetit bankar me klientë, në respekt të ligjeve të vendit dhe praktikave më të mira, dhe brenda afateve të pajtuara.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, aktualisht operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit.

“Përveç zyrave bankare dhe jo-bankare me prezencë fizike, edhe kanalet elektronike/digjitale të shërbimit janë të qasshme dhe ofrojnë produkte konkurruese”, ka thënë BQK-ja në njoftim.

BQK-ja ka inkurajuar të gjitha institucionet financiare të licencuara që të rrisin prezencën e tyre me degë fizike dhe pajisje elektronike në mënyrë që t’u ofrohet qasje sa më e plotë dhe konkurruese të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img