Këtë të shtunë do të mësohen emrat e dy kombëtarëve të fundit gjysmëfinaliste në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Me fillim nga ora 16:00 do të takohen Maroku e Portugalia, në stadiumim “Al Thumama”.
Marokienët në çerekfinale kaluan pasi eliminuan Spanjën në raundin paraprak, kurse portugezët dolën triumfues kundër Zvicrës.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet nga ora 20:00, mes Anglisë dhe Francës, në stadiumin “Al Bayt”.
“Tre Luanët” në këtë fazë kaluan pasi eliminuan Senegalin në 1/8 e finales, kurse “Gjelat” fituan kundër Polonisë.
Ekipet fituese nga këto ndeshje do të takohen pastaj në gjysmëfinale të Kupës së Botës.