E hëna e 3 korrikut, ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave nga Qendrat Kombëtare e SHBA për Parashikimin e Mjedisit.
Temperatura mesatare globale arriti në 17,01 gradë Celsius (62,62 Fahrenheit), duke tejkaluar rekordin e gushtit të vitit 2016 prej 16,92 gradë Celsius (62,46 F), ndërsa valët e të nxehtit vërshuan gjithë botën.
Jugu i SHBA-së ka vuajtur të nxehtë të madh në javët e fundit. Në Kinë vazhdoi një valë e qëndrueshme e të nxehtit, me temperatura mbi 35C (95F). Në Afrikë të Veriut temperaturat kanë arritur në afro 50C (122F).