3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bota pas koronavirusit është një botë tjetër

Kush jam unë dhe, nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes.

Aktualisht, shumë njerëz ia bëjnë sërish këtë pyetje vetes. Njerëz të cilët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit pas muajsh mbylljeje në periudhën që po agon pas koronës. Drita e normalitetit, pritja e një vere të shkujdesur siç e kemi dëshiruar në shumë muaj distancë dhe të ndenjjes në vend.

Jam akoma ai që isha?

Por, papritmas ti ndalon dhe e pyet veten me dyshim: A jam ende ai që kam qenë? A jam akoma ai që isha para koronavirusit? Sa kam ndryshuar? Dhe si do të përshtatem me këtë botë të re, të vjetër?

Politikanët i shpallin me krenari shifrat  gjithnjë e më të ulëta të incidencës javore të infektimeve. Në Gjermani duket se po e vendosim nën kontroll. Kjo është një arsye për t’u gëzuar – jo vetëm për kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Por, përtej shifrave anonime, individi shpesh harrohet. Kur bëhet fjalë për veten tonë, për çdo individ, shifrat e rënies së incidencës shpesh kanë përballë një kurbë në rritje të shqetësimeve dhe frikës. Sepse një gjë është e qartë: rruga në pandemi ishte shkëmbore dhe stresuese. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është aspak sukses i sigurt.

Kjo nuk vlen vetëm për pacientët me pasoja afatgjata të koronavirusit ose për grupin e madh të atyre që janë shëruar, të cilët, sipas një studimi në revistën e specializuar britanike “The Lancet Psychiatry”, luftojnë mbi mesataren me çrregullime ankthi dhe me luhatje humori. Dhe, kjo nuk vlen vetëm për njerëzit e panumërt, që u ekspozuan ndaj dhunës në familje ose që vuajnë nga trauma të tjera.

Si është puna, për shembull, me fëmijët që i patën mësimet pa prani fizike dhe pa shokët e shkollës për shumë muaj? Ose fare thjesht: si është puna me ne, që mendojmë se e kaluam fare mirë në të vërtetë kohën e izolimit dhe veçimit? Me ne që ishim në gjendje të nxirrnim ndonjë përfitim nga ritmi më i ngadaltë i jetës, që punuam me zell që nga shtëpia, por që ishim edhe shumë me qejf vetëm? Dhe që mund të bënim pa çmendurinë e biznesit të mbinxehur dhe superambicien profesionale.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img