Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është mburrur me suksesin e aktores dhe regjisores Luana Bajrami.
22-vjeçarja me filmin “Bota Jonë” është përzgjedhur të garojë në Festivalin e Venedikut.
Kurti u shpreh krenar lidhur me këtë rast.
Ai theksoi se emri i saj do të përmendet në kinematografinë botërore.

“Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore. Edhe roli i saj i Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm”, tha Kurti.