1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bosch: Propozimi evropian është premtues, problemi është në detaje

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, thotë se propozimi evropian është premtues, por problemi qëndron në detaje.

“Ideja është e njëjtë me marrëveshjen midis Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore në atë kohë. Ata nuk e njohën njëri-tjetrin de jure por de fakto. Tani që Vuçiq po heq dorë nga kjo pjesë thelbësore e marrëveshjes, ajo heq çdo arsye për një gjë të tillë, një marrëveshje.Serbia tani pretendon se fillimisht duhet të formohet Asociacioni dhe të jetë në formën siç është pajtuar (gabimisht) nga palët në vitet 2013-2015. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli disa pika të marrëveshjes jokushtetuese”, tha ish ambasadori holandez.

Ai tha se Serbia nuk ka bazë juridike dhe as morale që ta detyrojë Kosovën të shkojë kundër Kushtetutës së saj.

Ai shton se zbatimi i marrëveshjes është në dobi të Kosovës.

“Është e qartë se marrëveshja do të jetë në dobi të Kosovës nëse zbatohet, me kusht që të jetë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img