-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bosch këshillë Kosovës: Mos i humbni miqtë, nganjëherë duhet të japësh diçka kur ata kërkojnë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, situatën në veri të Kosovës në javën e shkuar e vlerësoi si serioze dhe, sipas tij, Vuçiq është shkaktari i kësaj gjendjeje, ngase ka qenë i detyruar të dakordohej me marrëveshjen, prandaj ai është dashur të gjejë rrugëdalje tjetër prej saj që të mos marrë përsipër fajin.

Ai në RTK, tha se Vuçiq nuk e ka dashur këtë marrëveshje, sepse ka qenë marrëveshje e mirë për paqen dhe për gjithë rajonin, prandaj u mundua që të nxisë probleme diku tjetër dhe ia ka dalë.

Tutje, ai kujtoi veprimet e Vuçiqit për të bojkotuar daljen në zgjedhje.

“Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, tha ish-ambasadori Bosch, teksa shtroi çështjen ndryshe, që sipas tij, kjo gjë do të duhej t’i kërkohej Vuçiqit, sepse ai i ka penguar ato zgjedhje, sepse ai dëshiron telashe atje, gjë që ia ka dalë goxha mirë.

Për qasjen e BE-së, Bosch ishte kritik.Ai shtoi se mund të bëhen disa gjera për t’u përmirësuar gjendja në veri, derisa shtoi se Policia e Kosovës duhet të largohet nga atje, meqë KFOR është aty.

“Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneqësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, deklaroi Bosch.

Për zgjedhjet ish-ambasadori Bosch këshilloi institucionet e Kosovës që të jenë të mençur.

Qëndrimet e SHBA-së Bosch i vlerësoi si të rënda dhe ishte i befasuar. Ai u rezervua nga spekulimet për analiza mbi situatën në veri të Kosovës dhe refuzoi të hynte në detaje. Megjithatë ish-ambasadori Bosch bëri thirrje që situata të shtensionohet.

Bosch ftoi institucionet e Kosovës që mos t’i humbin miqtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img