Përfaqësuesi Special i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë për do t’i informojë liderët e shteteve të BE-së për zhvillimet në veri.
Borrell përmendi edhe mbështetjen që Këshilli i BE-së e rikonfirmoi për Ukrainën dje.
“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Borrellit.
Kujtojmë se të ShBA-ja dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret për të shtensionuar situatën në veri të vendit.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje prezantoi tetë pika, nëpërmjet të cilave, sipas tij, do të mund të arrihej deri te shtensionimi i situatës.