1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Borrelli pranon letrën e Kurtit, vendet anëtare të BE-së diskutojnë masat

Bashkimi Evropian (BE) ka diskutuar për një mori masash që duhet marrë për veriun nëse kryeministri Albin Kurti nuk ndërmerr ndonjë hap të menjëhershëm lidhur me situatën në këtë pjesë të vendit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për Klankoosova.tv, ka konfirmuar se e kanë pranuar një letër nga Kurti me pikat që sipas tij duhet të zgjidhet çështja e veriut.

“Konfirmojmë se Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti. Si gjithmonë, Përfaqësuesi i Lartë do të përgjigjet përmes kanaleve të duhura”, thuhet në përgjigje.

Teksa, ka kritikuar Kosovën se akoma tensionet nuk janë ulur.

“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti të nevojshëm për deeskalim të situatës. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi ende vazhdon, dhe kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë”.

Stano ka shtuar se Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së për Kosovën dhe zhvillimet e fundit.

“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet”.

“Diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë në vazhdim dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img