Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se rebelimi i ndërprerë i grupit Wagner gjatë fundjavës tregon çarje në fuqinë ushtarake të Rusisë.
“Sistemi politik po tregon brishtësi dhe fuqia ushtarake po plasaritet”, u tha ai gazetarëve në Luksemburg përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
“Përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin, përbindëshi po e kafshon tani, përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij”, ka thënë Borrell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, duke shtuar se “nuk është gjë e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia “të kalojë në një fazë të paqëndrueshmërisë politike”.