Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në shtetin afrikan të Nigerit për të forcuar bashkëpunimin.
Në një takim që zhvilloi atje me Sultan e Aïr, Borrell u shfaq me një kostum gjysmë afrikan e gjysmë europian. Ai u pa me një shall në kokë të lidhur sipas veshjes tradicionale vendase.
“Takova Sulltanin e Aïr-it dhe vizitova Xhaminë madhështore të Agadezit, një vend i trashëgimisë botërore. Një përvojë mbresëlënëse, që dëshmon për një histori të pasur paqeje dhe mirëkuptimi mes popujve”.
Atje foli edhe për një projekt të BE-së “Shkretëtira” në Agadez, për të cilin tha kontribuon në stabilitetin rajonal dhe menaxhimin më të mirë të migracionit, derisa shtoi se Niger është një partner solid dhe i besueshëm si nga pikëpamja politike ashtu edhe nga pikëpamja e sigurisë dhe ne mbështesim me të gjitha forcat tona punën e qeverisë”.