1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Borrelli kërkon “pa vonesë” marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit.

Ai po ashtu ka kërkuar që dialogu të përfundojë “pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me acquis e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare”.

“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Borrell kujtoi se rruga përkatëse evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut”.

Këto komente, Borrelli i bëri pas një takimi që zhvilloi sot në Bruksel me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Ndër të tjera, shefi i diplomacisë evropiane ka kërkuar nga Serbia që të harmonizohet në tërësi me politikën e BE-së në raport me Rusinë.

“Borrelli nënvizoi rëndësinë e përafrimit të Serbisë me qëndrimet dhe vendimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, përfshirë në kontekstin e luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ai theksoi pritshmërinë e fortë të BE-së nga Serbia për të rritur përpjekjet e saj drejt harmonizimit të plotë, duke përfshirë masat kufizuese. Përafrimi i plotë është thelbësor për një vend kandidat në BE për të demonstruar orientimin e tij strategjik dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE”, u tha në njoftimin e BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img