Site icon PrishtinaPress

Borrell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka kryesuar takimin e sotëm në mes të BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit, ai u shpreh se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Kështu është shprehur Borrell në “X”, nga ku tha se BE dëshiron të avancojë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e tyre.

“Kryesimi i takimit ministror BE dhe Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit. Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit. Vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar ai.

Exit mobile version