Diplomati evropian, Josep Borrell, e ka uruar Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë.
Ai përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se marrëdhëniet BE-Turqi janë të një rëndësie strategjike.
“Unë e përgëzoj Erdoganin për rizgjedhjen e tij. Marrëdhëniet BE-Turqi janë të një rëndësie strategjike. Mezi pres të punoj për këtë me Turqinë”, ka shkruar ai.