Site icon PrishtinaPress

Borrell thirrje palëve: Kosova dhe Serbia të respektojnë të gjitha obligimet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë në lidhje me marrëveshjen e Ohrit se Kosova dhe Serbia u zotuan për rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin aneksit

Kjo deklaratë e Borrellit vjen pasi më 4 prill Bruksel kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo përshkallëzim.

“Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane.

Më parë, më 18 mars në Ohër, u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Nënshkrim të marrëveshjes nuk kishte, por Borrell kishte thënë atë natë se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, duke shtuar se “ajo duhet të zbatohet”.

/PrishtinaPress/
Exit mobile version