Site icon PrishtinaPress

Borrell: Tesionet dhe provokimet mes Kosovës dhe Serbisë të mbarojnë

David SASSOLI - EP President meets with Josep BORRELL - Spain’s Minister for Foreign Affairs and appointed as High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë tensionet dhe provokimet të Serbisë dhe Kosovës duhet të mbarojnë.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, deklaruar se zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes së arritur në Bruksel është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënies Kosovë – Serbi.

“Bashkimi Evropian është për bashkëpunim, është për fqinjësi dhe për të jetuar së bashku. Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të mbarojnë”, tha ai.

Më tej u shpreh se atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset.

Kjo pasi theksoi se të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara.

 

Exit mobile version