Site icon PrishtinaPress

Borrell: Sot nuk pati marrëveshje, komuniteti ndërkombëtar nuk i dëshiron këto tensione

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell, ka mbajtur konferencë për media, pas takimit Kurti-Vuçiq.

Borrell ka thënë se sot nuk është arritur asnjë progres përgjatë dialogut të nivelit të lartët ë zhvilluar, dhe se të dy palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të jenë përgjegjëse në rast se eskalon situata në Veri të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Takimi i sotëm nuk ishte takim normal dhe i zakonshëm. Po shohim zhvillime negative dhe ngritje të tensioneve në Veri të Kosovës. Ky takim ishte për t’u kujtuar të dy palëve për më shumë përgjegjësi” tha Borrell.

Tutje, ai shtoi se në kontinentin evropian tashmë po ndodhë një luftë dhe se nuk është koha për të pasur tensione të reja.

“Shohim se me rikthimin e luftës në kontinent, pas invazionit rus në Ukrainë, shohim se ka rrezik. Nuk është koha për të ngritur tensione por për të gjetur zgjidhje. U thash të dy liderëvë se ky ishte një takim në një menaxhim krize dhe qëllimi i këtij takimi ishte për të qetësuar gjendjen” shtoi Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së tha se tensioni i ngritur për shkak të targave, nuk është një tension që është mirëpritur nga ndërkombëtarët.

“Po shohim tensione të ngritura për shkak të tabelave të regjistrimit. Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron t’i shohë këto tensione. Të dy palët do të jenë plotësisht përgjegjëse nëse ndodh ndonjë eskalim i situatës. Sot nuk arritëm marrëveshje. Por nuk dorëzohemi. Duhet te vazhdojmë këtë proces dialogu. Ua bëra me dije të dy liderëve se duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë” përfundoi ai.

Exit mobile version