1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Borrell: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dikur ishte një opsion, sot nuk është më

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se presin që administrata e re amerikane të ketë një partneritet të fortë me BE-në për të gjitha çështjet dhe se në këtë aspekt nuk sheh ndonjë “konkurrencë”.

“Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ju shpesh do të dëgjoni – BE ka ose nuk ka një rol, etj. Drejtimi i vetëm është anëtarësimi i Ballkanit në BE. E përsëris, askush nuk do të ofrojë një perspektivë të tillë, përveç nesh. Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, sigurisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë”, ka thënë Borrell për “Nezavisne.com”.

Ai gjatë intervistës është pyetur rreth zgjidhjes së çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja duhet të vijë prej tyre. Ne nuk do ta diktojmë atë. U takon atyre të bien dakord”, ka thënë më tej Borrell.

Ai ka shtuar se ka shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Por, në parim, ajo që duam është të jemi ndërmjetës… Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol. Megjithatë, deri më tani gjërat po shkojnë mjaft mirë”.

“Unë drejtova një nga takimet për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar me histori… Por, do të thosha, deri më tani po shkon mjaft mirë”.

“Dhe, siç e thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur se ka disa gjëra për ne që janë të papranueshme si zgjidhje. Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, ka thënë Borrell në intervistën e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img