Site icon PrishtinaPress

Borrell porosi për Kurtin e Vuçiqin: Jeni përgjegjës për çdo rrezikim të sigurisë

Përfaqësuesi  i lartë i BE-së, Joseph Borrel në një thirrje që lëshoi më herët për situatën në veri, kërkoi që nga ajo pjesë të tërhiqen forcat e Njësisë Speciale si dhe të largohen barrikadat e vendosura nga serbët.

E në komunikatën e lëshuar nga Borrell i është dërguar një mesazh direkt edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Borrell ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik sigurie dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti këtë javë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BE.

Kujtojmë se në veri është dita e shtatë e bllokadës ku aktualisht janë forca të shumta të policisë dhe protestuesit serbë që kanë bllokuar rrugën.

Gjatë këtyre ditëve, Serbia ka bërë disa herë veprime provokative duke dërguar fluturake afër kufirit me Kosovën.

Exit mobile version