3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Borrell: Po e mbështesim bashkëpunimin ushtarak në Ballkanin Perëndimor, Evropa është në rrezik

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po e mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal duke përmendur konkretisht Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka theksuar se Evropa është në rrezik.

Sipas Borrellit, shumë veprime janë bërë për të shtuar sigurinë evropiane, paçka se kërkohet edhe më shumë.

“Në Ballkanin Perëndimor, ne po mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ne po mbështesim gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të BE-së.

Sipas zyrtarit të Bashkimit Evropian, situata aktuale gjeopolitike po e vë Evropën në rrezik, duke përmendur “luftën hibride e karakterizuar nga sulmet kibernetike”.

“Deri më tani i kemi përdorur 6.1 miliardë euro për të nxitur mbështetjen për Ukrainën nga vendet anëtare të BE-së dhe me to, BE-ja ka dorëzuar në total 31 miliardë euro pajisje ushtarake në Ukrainë që nga nisja e luftës. E kjo shifër po vazhdon të rritet çdo ditë. Ndër veprimet e tjera, deri në këtë verë do t’i kemi trajnuar 60.000 ushtarë ukrainas, i kemi dhuruar Ukrainës 500.000 predha artilerie dhe deri në fund të vitit do të jenë mbi 1 milion”, ka thënë Borrell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img