Site icon PrishtinaPress

Borrell pas takimit me Kurtin: Të dyja palët janë pajtuar për zgjedhje të reja

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për zgjedhjet të reja në katër komunat veriore.

“Për të bërë përpjekje për të ecur përapra, kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete dhe në këtë kontekst jemi pajtuar për nevojë për zgjedhjet e reja dhe kemi diskutuar për modalitetet dhe hapat për të arritur atje. Ende nuk kemi arritur atje”, ka theksuar ai.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në atë se çfarë, por se si dhe kur – kur do të shtensionohet situata në terren, me hapa konkretë, si të organizohen zgjedhje të reja e si të kthehemi në dialog dhe të implementohen të gjitha marrëveshjet e dialogut, në veçanti ajo e fundit për rrugën për normalizim”, tha Borell.

Borrell ka thënë se para palëve ka bërë propozime konkrete, që kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave speciale policore të Kosovës nga afërsia e 4 objekteve komunale, tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale si dhe frenimin e protestuesve serbë nga dhuna.

Exit mobile version