3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Borrell paralajmëron se udhëheqësit evropian mund të takohen përseri me Kurtin e Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu“, u tha Borrell gazetarëve.

Këto takime po shihen si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Ndryshe, sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e përgëzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për pranimin e propozimit të BE-së për avancim drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Rama këtë e ka deklaruar përmes platformës ‘X’ pas takimeve që kryeministri Kurti pati në kuadër të Samitit të BE-së, shkruan Gazeta Insajderi.

E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së (Asociacionit të Komunave me shumicë serbe) përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kurti dhe Vuçiq nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve, kryeministri i Shqipërisë

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img