Diplomacia mbizotëroi në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.
Borell tha se mirëpret “udhëheqjen e përgjegjshme të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti”.
“Punë e madhe ekipore nga BE, SHBA dhe NATO/KFOR. Tani na duhet përparim urgjent në dialog”, shtoi ai./Prishtinapress/