Site icon PrishtinaPress

Borrell flet pas takimit me Kurtin, thotë se duhet shtensionim urgjent nëpërmjet dialogut

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bratisllavë.

Ai në Twitterin e tij ka thënë situate aktuale në veri është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme dhe se nevojitet de-përshkallëzimi urgjent I kësaj situate.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

Exit mobile version