14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Borrell fajëson të dyja palët, u ka propozuar se si ato duhet ta implementojnë marrëveshjen

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka fajësuar të dyja palët për mosnisjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër.

Ai tha se palëve iu ka ofruar një propozim që njëra palë të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes dhe tjetra ta pasojë.

“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.

Ai tha se për këtë ka mbështetje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në.

“Këtë kohë u fokusuam në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që është çelësi për ta çuar përpara procesin e normalizimit. Ka kaluar një vit që kur kemi filluar diskutimet dhe 6 muaj që kur u takuam në Ohër për ta finalizuar. Muaj më vonë, asgjë s’ka ndodhur. Kemi prapë në cikël tensionesh dhe eskalimi”.

Borrell iu bëri thirrje palëve që të lëvizin nga negocimi në implementim, derisa shtoi se të dyja palët do të gjykohen në bazë të meritave të tyre.

Borrell përmendi edhe çështjen e Asociacionit, për të cilin tha se është kërkesa e Serbisë që të fillohet me të zbatimi.

“Themelimi i Asociacionit është një zotim i vjetër i palëve dhe është element kyç. Është kruacial që negociatat për statusin të fillojnë pa vonim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img